AKTUALITET /

Zjarr i fuqishëm në fshatin Plashnik të Poliçanit, kërkohet evakuimi urgjent i banorëve

Kryetari i Bashkisë Poliçan ka bërë thirrje urgjente për evakuimin e menjëhershëm të banorëve, sidomos në komunën Tërban, ku situata paraqitet më e rënduar.

Shkruar nga Versus

Zjarr i fuqishëm në fshatin Plashnik të Poliçanit,

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Bashkisë Poliçan ka marrë përmasa kritike, duke vënë në alarm autoritetet vendore dhe banorët e zonës.

Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar drejtpërdrejt banesat dhe jetën e njerëzve.

Kryetari i Bashkisë Poliçan ka bërë thirrje urgjente për evakuimin e menjëhershëm të banorëve, sidomos në komunën Tërban, ku situata paraqitet më e rënduar.

“Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Është situatë kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit,” – është shprehur ai.

Ekipet e emergjencës, të mbështetura nga forcat zjarrfikëse dhe banorët vullnetarë, po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut të lartë, pritet edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë zjarrfikës për të shmangur një katastrofë më të madhe.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të shpëtimit dhe të mos kthehen në banesat e tyre derisa të garantohet siguria./Versus.al

Poll