AKTUALITET /

Situata kritike nga zjarret, Dom Gjergj Meta thirrje nga zemra: Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur!

Dom Gjergji ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët dhe institucionet lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin këto ditë. Sipas Dom Gjergjit shumë prej zjarrëve që rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë dhe natyrën janë të qëllimshme, dhe janë një krim që kërkon përgjegjësi, si para njerëzve, ashtu edhe para Zotit.

Shkruar nga Versus
Situata kritike nga zjarret, Dom Gjergj Meta thirrje nga zemra: Krijimi na
Dom Gjergji

Dom Gjergj Meta  u ka bërë një thirrje nga zemra të gjithë qytetarët dhe institucionet lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin këto ditë.

Sipas Dom Gjergjit shumë prej zjarrëve që rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë dhe natyrën janë të qëllimshme, dhe janë një krim që kërkon përgjegjësi, si para njerëzve, ashtu edhe para Zotit.

Ai thekson se krijimi është dhuratë për t’u ruajtur dhe jo për t’u shkatërruar, dhe se zjarret rrezikojnë punën dhe djersën e shumë familjeve.

Gjithashtu, ai kërkon që organet shtetërore të jenë më të angazhuara, duke forcuar mbrojtjen e pyjeve dhe strukturat ndërhyrëse kundër zjarreve. Dom Gjergji përfundon mesazhin me një bekim për të gjithë ata që po luftojnë me flakët dhe për të dëmtuarit, duke shprehur shpresën se fjalët e tij do të dëgjohen dhe duke u lutur për paqe dhe dashuri për Shqipërinë.

Statusi i Dom Gjergjit: 

NJË THIRRJE NGA ZEMRA

Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit.
Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin nga shkatërrimi.
Ju bëj thirrje nga zemra të gjithëve, individë dhe institucione, të përballemi me situatën me veprime konkrete, por sidomos me shqyrtimin e ndërgjegjes tonë, në mënyrê që të dalim nga këto situata e të mos krijojmë të tjera.

Përgjegjêsve ju them se një ditë do të japim llogari para Zotit. Askush nuk ia ka pa hajrin abuzimit me ambjentin, shkatërrimit të tij, pasi është njëkohësisht edhe shkatërrimi ynë e i të ardhmes tonë mbi planet. Thirrini zërit të ndërgjegjes, ndaleni dorën tuaj! Dërguesit dhe dorasët kanë përgjegjësi njësoj para njerëzve e para Zotit.
Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave.

Zoti bekoftë çdokend që e ka për zemër ruajtjen e mjedisit, të gjithë ata që në këto ditë po luftojnë me zjarret e qoftë pranë të dëmtuarve nga flakët. Me shpresën se sadopak këto fjalë do të dëgjohen i uroj secilit paqe në zemër e dashuri për këtë vend, për Shqipërinë tonë, që e kemi shumë të shtrenjtë./Versus.al

Poll