Tiranë- Një ngjarje kriminale brenda familjes në fshatin Kus është parandaluar falë ndërhyrjes në kohë të policisë. Pas njoftimit se 45 vjeçari Luan Alla po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur, forcat “Shqiponja”mbërritën në banesë rreth orës 23:00.
Sapo forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, 45 vjeçari qëlloi me kallashnikov në drejtim të tyre, por fatmirësisht duke mos lënë të plagosur.
Më pas duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar ku u arrestua pas 2 orësh ndjekje nga policia.
Gjitashtu efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








