
Krujë- Falë ndërhyrjes së policisë është parandaluar një krim brenda familjes në fshatin Qerekë ku një 41 vjeçar kërcënonte me armë zjarri familjarët e tij duke u thënë se do i vriste.
Në pranga ka rënë Ervis Visha, të cilit iu gjetën 2 armë gjahu dhe një kallashnikov me të cilat kanosi familjarët e tij. Policia po heton për të zbardhur shkakun e konfliktit brenda familjes që për pak mund të kishte rezultuar në tragjedi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







