Emigrantët e shpëtuar në detin “Mesdhe” do të nisen sërish drejt Shqipërisë në kampin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Pas dy muajsh "pushim", kanë rinisur operacionet e dërgimit të tyre. Kështu shkruan Agjencia Shtetërore e lajmeve në Itali, Ansa, e cila përmes një shkrimi jep detaje sesi emigrantët do të transferohen me anijen italiane “Cassiopea”, e cila aktualisht ndodhet pranë ishullit Lampedusa dhe është gati për t’u nisur drejt vendit tonë.
Por, dy rastet e kaluara kur emigrantët kanë mbërriturnë qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit janë kundërshtuae nga gjyqtarët italianë, të cilët e referuan rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Gjykata e Romës mori vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri.
Këtij vendimi qeveria italiane ju kundërpërgjigj menjëherë, duke nxjerrë një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim. /Versus.al/







