Një zjarr i madh ka përfshirë hyrjen e fshatit Zvërrnec duke marrë përmasa të frikshme në shkurre dhe pemë. Kjo ka bërë që pushuesit të cilët ishin në plazhin e Zvërnecit të largohen të alarmuar.
Mësohet se flakët janë përhapur në pyllin e Sodës, ndërsa katër makina zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë një grup hetimor i policisë po punon për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al







