Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët në pikun e sezonit turistik. Kjo është hera e tretë që një gjë e tillë ndodh brenda muajit qershor.
Tymi toksik ka mbuluar të gjithë zonën duke shkaktuar ndotje masive tek qytetarët pranë fushës së mbetjeve. Më herët kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka paralajmërua kallëzim penal për personat që u vënë zjarrin mbetjeve, duke pretenduar për zjarrëvënie të qëllimshme.
Ndërkohë deri më tani nuk ka patur asnjë person të vënë para përgjegjësisë teksa e njëjta skemë vijon të përsëritet duke shkaktuar ndotje masive në qytetin bregdetar. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Versus.al







