
Tiranë- Policia ka arrestuar dy vajza të cilat ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur 3 ditë më parë kur u mor peng një 27 vjeçar me qëllim për t’i marrë para.
Në pranga kanë rënë Monika Marku, 21 vjeçe dhe Suate Çeloaliaj, 25 vjeçe të cilat dyshohet se bashkëpunuan me 2 personat e arrestuar 3 ditë më parë për të futur në kurth 27 vjeçarin të cilin e mbajtën peng për disa orë dhe e dhunuan brenda një apartamenti në kryeqytet për t’i marrë paratë.
Ka qenë Suate Çeloaliaj e cila kishte lidhje me 27 vjeçarin dhe njërin prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën. Ky i fundit pasi i ka kapur mesazhet, ideoi planin për t'i bërë presion të riut.
Policia është ende në kërkim të një personi të shpalluri në kërkim, Klajdi Nimanit. Gjatë kërkimeve pranë zonës ku ndodhi ngjarja, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Versus.al

