AKTUALITET /

“Përdorin skema të sofistikuara korrupsioni”, Dumani: SPAK ka rritur hetimet për zyrtarët e lartë

Shkruar nga Versus

“Përdorin skema të sofistikuara korrupsioni”, Dumani: SPAK

Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka raportuar para KLP rezultatet e arritura nga institucioni që drejton gjatë vitit 2024. Të pranishëm gjatë këtij raportimi ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA.

Dumani tha se vihet re një rritje e kallëzimeve të bëra nga qytetarët për shkak të rritjes së besueshmërisë ndaj këtij institucioni. Ndërsa theksoi faktin se ka pasur më shumë hetime të përfunduara krahasuar me vitet e kaluara si dhe nisjen e procedimeve penale ndaj më shumë zyrtarëve publike.

“Pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur gjatë 2024-ës nuk e kemi ndalur punën duke shënuar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Motivi i përditshëm për punën tonë ka qenë besimi i qytetarëve. Hetimet e kallëzuara nga qytetarët zënë 37% të totalit krahasuar me vitin 2023 duke u rritur me 36%

Një rritje prej 35% vërehet me hetimet e përfunduara në vitin 2023. Gjatë vitit 2024 janë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë dhe për 2 prej tyre janë regjistruar procedime penale. Në vitin 2024 janë 0 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë”- deklaroi Dumani.

Më tej ai tha se gjatë vitit të kaluar është vënë re se korrupsioni nga ana e zyrtarëve të lartë bëhet nëpërmjet skemave të sofistikuara si dhe vuri në dukje faktin e rënies së kallëzimeve nga policia e shtetit.

“Hetimet e vitit 2024 tregojnë se korrupsioni i zyrtarët e lartë zhvillohet përmes skemave të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave që rrisin nivelin e rrezikut.  Gjatë vitit 2024 konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime. Vihet re rënie e hetimeve të filluara me kallëzime nga policia e shtetit nga 65 në vitin 2023 në 30 në vitin 2024”- shtoi kreu i SPAK. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: