Tiranë- Një 23 vjeçar i identifikuar si Jurges Kodhelaj është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ishte personi që nxiste të miturin 13 vjeçar për të vjedhur sende të ndryshme.
Policia ka sekuestruar 4 monopatina të cilat ishin vjedhur nga 13 vjeçari, ndërsa ka proceduar penalisht të miturin dhe një bashkëmoshatar të tij. Gjithashtu në gjendje të lirë po hetohet edhe Sh.M, 48 vjeç i cili kishte përvetësuar sendet e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







