AKTUALITET /

Përmbytjet që shkaktuan qindra mijëra euro dëme, KLSH zbarkon në Vlorë, nën ‘sitë’ institucionet përgjegjëse

Shkruar nga Versus

Përmbytjet që shkaktuan qindra mijëra euro dëme, KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbarkuar ditën e sotme në Vlorë ku pritet që institucionet e qeverisjes vendore, përgjegjëse për menaxhimin e situatës së përmbytjeve, t’i nënshtrohen një kontrolli në themel për të përballuar shkaqet që shkaktuan përmbytjen e qindra banesave e bizneseve duke shkaktuar qindra mijëra euro dëme.

Mësohet e grupi i auditimit ka nisur punën pranë institucioneve si dhe në terren për të parë situatën e dëmeve. Pritet që pjesë e auditimit të jenë edhe institucionet e pushtetit qendror, për të përcaktuar shkaqet e plota që sollën situatën problematike në qytetin bregdetar.

Më herët në një reagim të bërë për mediat, prefekti i qarkut të Vlorës Kristo Koço tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë institucionet që nuk kanë zbatuar detyrat e tyre që ua përcakton ligji. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: