AKTUALITET /

Përndoqi drejtorin aktual dhe kërcënoi punonjësit, lirohet nga qelia ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës

Gjykata ka caktuar mas e sigurisë "arrest shtëpie" për Irini Shehun e cila ka pretenduar se ka probleme kardiake.

Shkruar nga Versus
Përndoqi drejtorin aktual dhe kërcënoi punonjësit, lirohet
Irini Shehu

Ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu është liruar nga qelia e paraburgimit ku qëndronte prej 2 ditësh.

Ndaj saj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dy ditë më parë u arrestua nga policia pasi punonjës të spitalit të Dibrës e kishin denoncuar për dhunë. Situata degradoi më 22 prill kur Shehu kishte hyrë në zyrën e drejtorit të ri të spitalit, Ruzhdi Deda me të cilin ishte konfliktuar.

Ish-drejtoresha e spitalit mban gjithashtu postin e Kryetares së Këshillit të Bashkisë Dibër që prej vitit 2023, në radhët e Partisë Socialiste. Ndërsa në shkurt të këtij viti, Irini Shehu dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së spitalit pasi goditi me shishe shefin e zyrës së financës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: