AKTUALITET /

Përplasen dhjetë automjete në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës! Kaos me qarkullimin

Shkruar nga Versus

Përplasen dhjetë automjete në aksin Elbasan–Tuneli i

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Dyshohet se të paktën dhjetë automjete janë përplasur, ndërsa tre prej tyre përfunduan mbi njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Radha e makinave është bërë kilometrike, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë.

Policia ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme në zonë derisa qarkullimi të normalizohet.

Poll