
Policia e Tiranës arrestoi 40 vjeçarin Eledion Marku i cili gjatë mëngjesit të ditës së djeshme përplasi makinën tek shkallët e godinës së kryeministrisë dhe më pas goditi me shkelma derën e institucionit.
Marku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Informacione paraprake raportojnë se 40 vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi edhe në deklaratën para policisë nuk ka dhënë arsye konkrete për veprimin e tij. Ndërsa makinën ia kishte marrë një mikut të tij.
Veprimi i pazakontë i kryer dje nga qytetari shkaktoi paqartësi dhe kureshtje mbi arsyet që e kishin shtyrë të bënte diçka të tillë. Versus.al


