Pesë protestuesit e arrestuar nga policia gjatë protestës së PD më 17 prill, kanë kërkuar lirinë në gjykatën e Apelit pasi gjykata e shkallës së parë konfirmoi masat e sigurisë ndaj tyre.
Të arrestuarit, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”. Pamjet filmike tregojnë se ata kanë hedhur molotovë drejt policisë dhe godinës së kryeministrisë.
Kjo është hera e parë që gjykata ka lënë në burg protestuesit e PD pasi gjatë herëve të tjera janë liruar pas një dite paraburgim. Versus.al

