AKTUALITET /

Përplasja me armë në gusht në Bushat, Apeli i GJKKO lë në burg për Sakicën e Troshanin

Ndaj tyre është ngritur akuza e grupit të strukturar kriminal.

Shkruar nga Versus

Përplasja me armë në gusht në Bushat, Apeli i GJKKO lë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit për masën e sigurisë.

Togat e zeza lanë në fuqi masën arrest në burg caktuar nga Shkalla e Parë lidhur me ngjarjen e Bushatit

Për sulmin me armë në Bushat në kërkim vijon të jenë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi.

Ndaj tyre është ngritur akuza e grupit të strukturar kriminal.

Sipas SPAK Sakica, Troshani dhe Leka bashkë me disa persona të tjerë ta pa indetifikuar, të armatosur dhe me makina të blinduara janë nisur drejt Bushatit për të vrarë antarët e familjes Prendi.

Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara. Sipas Spak aty ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes. Shkak i përplasjes ende mbetet mister. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: