AKTUALITET /

Përplasi efektivin që lëvizte me biçikletë dhe ia mbathi! Policia kap të riun, ia dha makinën shokut të droguar

Shkruar nga Versus

Përplasi efektivin që lëvizte me biçikletë dhe ia

Tiranë- Policia ka arrestuar 33 vjeçarin Kataldo Bllaci i cili akuzohet se ditën e djeshme ka përplasur me makinë punonjësin e policisë S.Gj 63 vjeç, teksa ky i fundit po qarkullonte me biçikletë pas mbylljes së orarit të punës.

I riu pas ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërsa policia pas ndjekjes ka zbuluar se mjeti po drejtohej nga shoku i tij 37 vjeçari G.K i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë ndërsa 33 vjeçari që drejtonte mjetin në momentin e aksidentit, u arrestua.

Ndërsa gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe sekuestrua edhe një sasi kokaine. Efektivi mori ndihmën mjekësore në spial dhe më pas u dërgua në banesë ku ndodhet në gjendje të mirë. Versus.al

Poll