AKTUALITET /

Gjyqtari ndërpret pushimet, caktohet data kur shqyrtohet kërkesa e Metës për të lënë qelinë

Shkruar nga Versus

Gjyqtari ndërpret pushimet, caktohet data kur shqyrtohet kërkesa e

Të mërkurën e 13 gushtit, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Mësohet se gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Çela do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë pasi javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se vendimi lidhur me kërkesën e bërë prej tyre duhet të jepet nga gjyqtari që e ka ndjekur çështjen deri më tani. Sipas Cakranit, ish-presidenti nuk ka asnjë arsye për t’u mbajtur në paraburgim pasi hetimet janë përfunduar dhe nuk ka rrezik që ai të ndërhyjë për prishjen e provave. Versus.al

Poll