AKTUALITET /

E rëndë në Tiranë/ I moshuari bie nga pallati ku punonte dhe humb jetën

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve për sigurinë e kantierit të ndërtimit.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Tiranë/ I moshuari bie nga pallati ku punonte dhe

Tiranë- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kinostudios ku një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Në njoftim, policia bën me dije se 66 vjeçari Rrahman Mija ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa përmendur firmën e ndërtimit për të cilën punonte.

Ndërsa mësohet se po kryhen hetimet për të zbardhur përgjegjësit për mungesën e sigurisë në punë që i mori jetën të moshuarit. Versus.al

Poll