AKTUALITET /

Plagosja e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinji me precedentë penalë, konflikt për pazare droge

Efektivi nuk kishte njoftuar kolegët për faktin se fqinji i tij kishte thyer arrestin shtëpiak.

Shkruar nga Versus

Plagosja e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinji me

Tiranë- Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkozë ku mbeti i plagosur me armë zjarri polici 30 vjeçar Anxhelo Kumaraku. Efektivi ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja dhe gjendej i shoqëruar nga fqinji i tij, person me masë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se objektiv ka qenë pikërisht fqinji i policit dhe se konflikti me autorët mund të ketë qenë për prishjen e pazareve të drogës.

Nga ana tjetër, Kumaraku si efektiv, nuk e kishte njoftuar policinë për faktin se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë. Policia po heton për të kapur autorët e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

Poll