AKTUALITET /

Plagosje me armë zjarri në aksin Muriqan–Shkodër, 30-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën, autori në arrati

Shkruar nga Versus
Plagosje me armë zjarri në aksin Muriqan–Shkodër,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Muriqan–Shkodër, ku një grua rreth 30 vjeçe, e identifikuar si Erisa Isufi, ka mbetur e plagosur nga arma e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar është 34-vjeçari Edison Probatistaj, i cili dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta.

Menjëherë pas të shtënave, Probatistaj është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, e plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë nisur një operacion për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje./Versus.al

Poll