AKTUALITET /

Pamje e trishtë/ Me lot në sy banorët largohen bashkë me bagëtitë teksa zjarri ‘përpin’ fshatin në Gramsh

Një pamje e trishtë vjen nga fshati Skënderbegas, ku situata është më kritike. Një familje largohet nga banesa e saj, e dëshpëruar dhe me lot në sy për gjithçka që la pas.

Shkruar nga Versus

Pamje e trishtë/ Me lot në sy banorët largohen bashkë me

Zjarri që ka përfshirë mbi shtatë fshatra në Gramsh ka detyruar qindra banorë të braktisin shtëpitë e tyre, duke u urdhëruar të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Një pamje e trishtë vjen nga fshati Skënderbegas, ku situata është më kritike. Një familje largohet nga banesa e saj, e dëshpëruar dhe me lot në sy për gjithçka që la pas, përpiqet të marrë edhe bagëtitë me vete, pa e ditur se ku do të gjejnë strehim.

Në total, shtatë fshatra në Gramsh janë evakuuar, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen dhe situata mbetet alarmante./ Versus.al

Poll