AKTUALITET /

Plagosje me thikë në Bilisht / 35-vjeçari sulmon xhaxhanë pas një sherri familjar

Sipas policisë vendore, konflikti ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa autori, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

Plagosje me thikë në Bilisht / 35-vjeçari sulmon xhaxhanë

Një ngjarje e rëndë me motive familjare ka ndodhur në Bilisht të Devollit, ku një 35-vjeçar ka plagosur me thikë xhaxhanë e tij dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas policisë vendore, konflikti ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa autori, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është shpallur në kërkim.

I plagosuri ka marrë goditje me thikë në fytyrë dhe duar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. Sh., alias F. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, me probleme të shëndetit mendor, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë në fytyrë dhe në dorë xhaxhanë e tij.”
Policia e Devollit po vijon punën për kapjen e autorit, ndërkohë që Prokuroria pritet të zbardhë plotësisht rrethanat dhe shkaqet konkrete të ngjarjes.

Poll