AKTUALITET /

Djali i sëmurë godet rëndë të atin, përfundon në pranga

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil, dhe sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, i arrestuari është një person i njohur më parë për probleme të shëndetit mendor.

Shkruar nga Versus

Djali i sëmurë godet rëndë të atin, përfundon

Ngjarje e rëndë familjare në fshatin Hamil, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar në qarkun e Fierit, ku një 44-vjeçar ka goditur rëndë të atin, duke e dërguar në spital me plagë të marra nga një send i fortë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil, dhe sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, i arrestuari, shtetasi O. H., është një person i njohur më parë për probleme të shëndetit mendor.

I moshuari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 44 vjeç, banues në Hamil, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë babanë e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”
Ngjarja është pjesë e një debatit të përsëritur në familje, i cili këtë herë mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Hetimet për këtë rast po ndiqen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila pritet të vendosë nëse 44-vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, apo do të dërgohet për trajtim mjekësor në një institucion psikiatrik, duke marrë parasysh historikun e tij shëndetësor.

Poll