AKTUALITET /

Plag*sën pronarin pakistanez të dyqanit në Athinë, 2 shqiptarë të arrestuar, 2 në kërkim (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Plag*sën pronarin pakistanez të dyqanit në Athinë, 2

Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa për grabitjen e një dyqani celularësh në Athinë ku mbeti i plagosur pronari pakistanez i subjektit.

Janë zbardhur identitetet e shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht Jerasimo Kurkuti, 31 vjeç dhe Adi Beqiri, 26 vjeç. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 2 shqiptarë të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Autoritetet po hetojnë lidhur me rastin dhe nëse autorët janë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Tentativa e grabitjes ndodhi ditën e djeshme në orën 18:30 kur një prej shqiptarëve qëlloi pronarin e dyqanit duke e lënë të plagosur në këmbë. Autori u largua më pas në një BMË gri që po e priste jashtë, në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital. Versus.al

Poll