Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”.
Pas një kontrolli të kryer nga drejtoria rajonale e IKMT në Elbasan, u zbulua se kjo kompani kishte magazinuar rreth 318 ton mbetje të rrezikshme të dala nga pluhuri i kapsit. Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre.
Në zbatim të ligjit, IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4,000,000 lekë. Gjithashtu, u vendosur edhe pezullimi i aktivitetit të kompanisë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.
Subjekti me administratorë Sokol Sinani, Ervin Isaj, Mikel Demçe dhe Cemil Acar ka si pronarë fundorë 2 biznesmenët turq, Ali Riza Yildirim dhe Yuksel Yildirim. Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani ndëshkohet pasi në qershor të vitit 2025, pati një pezullim të pjesshëm të subjektit për shkak se nuk merrte masa për sigurinë e punëtorëve, duke bërë që këta të fundit të pësonin aksidente të rënda. Versus.al
Lajmi në përditësim…

