AKTUALITET /

Ekzekutohet në Prishtinë anëtari i "Plisave"! 'Radulla' u qëllua nga një person i maskuar

I ndjeri ishte arrestuar më parë nga policia për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike.

Shkruar nga Versus
Ekzekutohet në Prishtinë anëtari i "Plisave"!
Viktima, Agron Hajdari, "Radulla"

Kosovë- Mbrëmjen e djeshme si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, ka mbetur i vrarë Agron Hajdari. I ndjeri nuk është emër i panjohur për të apasionuarit pas sportit pasi njihet si një prej anëtarëve të tifogrupit “Plisat”.

Viktima, i njohur ndryshe si “Radulla”, u qëllua nga një person i maskuar. Ndërsa ka qenë edhe emër i skeduar nga organet ligjzbatuese në Prishtinë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, “Plisat” kanë shprehur pikëllimin e tyre, ndërsa tregojnë se “Radulla” ishte pjesë e pandashme e tyre për mbi 2 dekada.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla. Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë. Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat. Pusho i qetë Goni! Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në postim.

Ndërkohë policia e Kosovës po heton për të zbuluar autorin dhe shkaqet e krimit të rëndë të ndodhur. Versus.al

Poll