AKTUALITET /

Kushtetuesja i riktheu për gjykim kërkesën e Veliajt, Gjykata e Lartë vendos sot nëse kryebashkiaku do të lirohet

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja i riktheu për gjykim kërkesën e Veliajt, Gjykata e

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ duke e zëvendësuar atë me një masë më të lehtë sigurie.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese ka kthyer në gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë të Veliajt për liri. Sipas Kushtetueses, në vendimin që do të duhet të merret për kryebashkiakun, gjykata e Lartë duhet të arsyetojë a është proporcionale masa e arrestit me burg për pozicionin që Veliaj ka.

Sipas vendimit unifikues, të vetë Gjykatës së Lartë marrë më 4 maj për praktikën e arrestit, treshja gjykuese duhet të arsyetojë shprehimisht përse masat e sigurisë alternative më pak kufizuese të lirisë personale, nuk janë të mjaftueshme, në rastin konkret ndaj kryebashkiakut.

Ndërkohë, për Veliajn ka nisur gjykimi në themel pasi akuzohet për 5 vepra penale të kryera në 13 raste të ndryshme. Që prej 10 shkurtit të vitit 2025, ai mbahet në paraburgimin e Durrësit. Versus.al

Poll