AKTUALITET /

Po pastronte pistoletën TT që gjeti në shtëpi, vetëplagoset i mituri në Milot

Shkruar nga Versus

Po pastronte pistoletën TT që gjeti në shtëpi,

Një 15-vjeçar është vetëplagosur me pistoletën TT që kishte gjetur në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Malbardhë të Milotit.

Adoleshti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është  vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll