Përveç trafikut të mbetjeve në vendet aziatike si Tajlanda, këtë herë është zbuluar një rast i transportit të mbetjeve urbane nga Italia për në portin e Durrësit.
Një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme 16 ton mbetje me një kamion që ishte ngarkuar në zonën e Ankonas. Rati është zbulua nga autoritetet italiane teksa kamioni do të ngarkohej në mjet lundrues dhe destinacion përfundimtar kishte Durrësin.
Mbetjet u zbuluan gjatë një inspektimi të bërë ku u konstatua se në dokumente ishte shkruar ndryshe duke u përpjekur të fshehin transportin e mbetjeve.
Ekspertët e Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit i klasifikuan mbetjet si komunale duke i futur në listën me 3 nënkategori: mund të paraqesin rrezik potencial mjedisor dhe kërkojnë kontroll më të madh, mund të jenë të rrezikshëm ose jo të rrezikshme.
Ndërhyrja e Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetjeve tekstile me vlerë disa mijëra euro, të cilat sipas hetuesve u tentua të transportoheshin në mënyrë të paligjshme në një vend jashtë BE-së.
Ndaj përfaqësuesit ligjor të kompanisë eksportuese ka nisur një hetim nën akuzën e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe mashtrimit.
Tema e transportit të mbetjeve në vend është kthyer në debat shumë të nxehtë së fundmi me plot 2100 ton mbetje toksike të cilat u ankoruan në Portin e Durrësit pasi u kthyen mbrapsht nga Tajlanda ku ishte planifikuar të eksportoheshin. Rrjeti i Bazelit i ka cilësuar ato si mbetje të dëmshme për shëndetin dhe ka bërë thirrje që të merren masa që të trajtohen në landfillet e vendeve perëndimore. Versus.al








