AKTUALITET /

“Policia, mos lëviz”/ Mashtronin qytetarët e BE-së, publikohen pamjet nga arrestimet në call-center te kulla luksoze!

Organizata, me seli në Shqipëri dhe qendra thirrje në Evropë, fitonte 20-30 milionë euro në muaj duke mashtruar viktima të panumërta.

Shkruar nga Versus

“Policia, mos lëviz”/ Mashtronin qytetarët e BE-së,

Emisioni investigativ italian "Le Iene" ka publikuar pamjet ekskluzive nga aksioni i SPAK-ut në zemër të Tiranës, ku u godit një call-center i dyshuar për mashtrim masiv qytetarësh evropianë përmes investimeve të rreme në bursa.

Organizata, me seli në Shqipëri dhe qendra thirrje në Evropë, fitonte 20-30 milionë euro në muaj duke mashtruar viktima të panumërta.

Një zë policor urdhëron: "Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë!", ndërsa punonjësit e call-center-it shoqërohen me pranga.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Le Iene (@redazioneiene)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masa të rënda:

Remir Gjoligaj – Arrest me burg

Endri Gjata – Arrest me burg

David Qerimi – Arrest me burg

Elis Merkaj – Arrest me burg

Rentjan Peposhi – Arrest me burg (20 ditë)

Odeas Kuqi – Arrest me burg (20 ditë)

Hysen Xhepexhiu – Arrest me burg

Klaudio Kaçupi – Arrest me burg

Ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllëzerit Alfred dhe Arjan Prekaj, që drejtonin këtë makineri mashtrimi./Versus.al

 

Poll