AKTUALITET /

“Porosi për vrasje”/ Dumani vijon rrëfimin e tij, zbulon listën e personave që i dhanë për t’i vrarë

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vijon me rrëfimet në ndihmë të hetimeve.

Shkruar nga Versus

“Porosi për vrasje”/ Dumani vijon rrëfimin e tij, zbulon

 

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vijon me rrëfimet në ndihmë të hetimeve. Për dosjen “Plumbi i artë” në seancën gjyqësore këtë të martë, Dumani ka rrëfyer edhe dhjetë emrat e personave që Erjon Alibeaj i donte të ekzekutuar.

Sipas dëshmisë së Dumanit në GJKKO, emri që kryesonte listën e “porosive për vrasje” ishte Talo Çela.

“Erjon Alibej me dha një listë me 10 emra në krye të listës është emri i Talo Çelës. Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia. Për të vëllain e tij Vikktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka deklaruar Dumani.

Që prej vitit 2014 kur u lirua nga qelia duke dhënë një raport të rremë me pretendimin s ekishte vetëm tre muaj jetë, Nuredin Dumani kryente vrasje me pagesë. Mbi bazën e dëshmisë së tij, Prokuroria e Posaçme goditi disa grupe kriminale dhe hodhi dritë mbi disa krime të rënda të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: