
Durrës- Detaje të reja janë zbardhur nga gjetja e 7.3 kg kokainë brenda një furgoni mallrash me targa angleze në Portin e Durrësit.
Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Çunin i cili dyshohet se ishte personi që do të priste 7 pakot me kokainë në Angli.
Të arrestuarit, shoferi Arjan Doçi dhe kushëriri i tij Mentor Çuni deklaruan në polici se pakot ua kishte dhënë një person në Tiranë të cilin nuk e njinin dhe se sapo të mbërrinin në Angli, dikush do të shkonte të merrte lëndën narkotike.
Droga u zbulua dy ditë më parë brenda furgonit të kompanisë “Bledi Trans” me itinerar Shqipëri-Itali-Angli.







