AKTUALITET /

Prag tragjedie në Shkodër, burri qëllon gruan me çifte për xhelozi, më pas e dhunon! Policia arreston të moshuarin

Shkruar nga Versus
Prag tragjedie në Shkodër, burri qëllon gruan me çifte
Arma e gjahut e sekuestruar

Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës ku një 68 vjeçar i identifikuar si Xhabir Hoxhaj ka qëlluar me armë gjahu “çifte” drejt gruas së tij, të cilën më pas edhe e ka dhunuar fizikisht.

Policia u njoftua se 61 vjeçarja G.H po transportohej në spital pasi kishte mbetur e lënduar si pasojë e grushteve dhe e xhamit që e kishte prerë në qafë dhe shpatull. Ndërsa fatmirësisht plumbat e armës së zjarrit, nuk e kanë prekur.

Sipas raportimeve, i moshuari e ka kryer krimin e rëndë për shkak të xhelozisë. Fillimisht ka qëlluar dy herë me çifte drejt gruas së tij me qëllim për ta vrarë dhe më pas e ka dhunuar dhe e ka dëmtuar me xham.

Fatmirësisht 61 vjeçarja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia sekuestroi armën e gjahut çifte, 2 gëzhoja dhe 17 fishekë gjahu. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: