AKTUALITET /

Prej vitesh endet gjyqeve, qytetari protestë para SPAK e GJKKO: Dua pronën time, vendimi ka mbetur në Apel

Qytetari tha se pavarësisht se prej 10 vitesh, gjykata e Dibrës kishte marrë vendim të formës së prerë sa i takon çështjes së pronës në Bulqizë, një vit më parë Apeli e ka rikthyer për rishqyrtim dhe gjithçka ka mbetur pezull.

Shkruar nga Versus

Prej vitesh endet gjyqeve, qytetari protestë para SPAK e GJKKO: Dua

Saga e gjyqeve që zgjasin me vite është një prej arsyeve përse shumë qytetarë kanë shprehur frustrimin e tyre ndaj pushtetit gjyqësor pas ngjarjes së ndodhur së fundmi ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sot një qytetar ka protestuar me pankarta para SPAK e GJKKO lidhur me zgjatjen në kohë të gjyqit ku ai vetë është palë paditëse. Qytetari u shpreh se pavarësisht se prej mbi 10 vitesh gjykata ka vendosur në favor të tij, vitin e kaluar Apeli ka pezulluar zbatimin e vendimit të formës së prerë.

“Protestoj sepse u bë një vit që një vendim i formës së prerë dhe urdhri i ekzekutimit, rrijnë në gjykatën e Apelit. U bënë 10 vite dhe mu pezullua sërish vendimi i dhënë. Për këtë arsye protestoj. Kërkoj të më jepet e drejta që më takon. Një dyqan që ndodhet në Bulqizë. Çështja është në Apel, por u bënë 10 vite që është marrë vendimi i formës së prerë. Unë kërkoj pronën që më takon, por këta gjyqtarë nuk gjykojnë drejt”- u shpreh qytetari para SPAK.



Në dokumentet që Versus.al disponon rezulton se bëhet fjalë për një çështje gjyqësore të nisur që prej vitit 1993 për kalimin e pronësisë së ish-objektit “konfeksione nr1” e lidhur ndërmjet NFP Bulqizë dhe të paditures Vera Suti. Gjykata e Bulqizës më 28 dhjetor 2004 ka vendosur që kontrata e shitjes të deklarohej e pavlefshme duke pranuar padinë e qytetarit dhe duke kërkuar që objekti t’i kthehet pronarit të mëparshëm.

Prej vitesh endet gjyqeve, qytetari protestë para SPAK e GJKKO: Dua

Më 3 qershor 2014, gjykata e Dibrës ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Bulqizës duke kërkuar që zyra përmbarimore të ekzekutojë vendimin. Vitin e kaluar, Apeli e ka pezulluar vendimin dhe çështja ka mbetur pa përgjigjie. Versus.al

Poll