AKTUALITET /

Probleme me kredinë, Influencerja akuza të forta NOA: Ndryshojnë lokacion për t’u fshehur! Ja hilja e institucionit për të të mbajtur peng!

Shkruar nga Versus

Probleme me kredinë, Influencerja akuza të forta NOA: Ndryshojnë

Në rrjetet sociale janë ngritur pretendime dhe shqetësime ndaj institucionit financiar NOA, lidhur me mënyrën e menaxhimit të kredive dhe dokumentacionit që u jepet klientëve pas shlyerjes së detyrimeve.

Në një video të publikuar online, influencerja Englantina Shkurta u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të sigurohen që marrin dokumentin zyrtar të mbylljes së kredisë.

Në reagimin e saj, Shkurta u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me dokumentacionin e kredive dhe të sigurohen që marrin dokumentin zyrtar të mbylljes së detyrimeve financiare.

Sipas saj, problemet mund të lindin edhe pasi qytetarët besojnë se e kanë shlyer plotësisht kredinë.

“E di ku ta bëjnë hilen? Në fund kur ti kujton se e ke paguar kredinë. Ata të mbajnë ndonjë 100 gjasme pa paguar. Dhe nuk ta japin kontratën që ti të mos e gjesh”, shprehet ajo në videon e publikuar.

Influencierja pretendon gjithashtu se zyrat e institucionit ndryshojnë shpesh adresë ose nuk janë lehtësisht të aksesueshme për qytetarët, duke ngritur pikëpyetje mbi komunikimin me klientët. /Versus.al

Videoja e publikuar nga Shkurta: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Englantina Shkurta | Never The Same (@englantinashkurta)

Poll