AKTUALITET /

Si u zbulua telefoni “iPhone 17” i Artur Hoxhosmanit në burg?

Klevis Hoxhosmani, është i njohur për hetimet e mëparshme të SPAK dhe autoriteteve ndërkombëtare, ku dyshohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në një rrjet të strukturuar kriminal.

Shkruar nga Versus
Si u zbulua telefoni “iPhone 17” i Artur Hoxhosmanit në burg?
Klevis Hoxhosmani dhe telefoni i gjetur në qeli

Ditën e sotme, gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar në ambientet e Burgut të Durrësit, në godinën B u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular i tipit “iPhone 17 Pro Max”, i cili i përkiste Klevis Hoxhosmanit.

Mësohet se telefoni në qelinë e Hoxhosmanit është gjetur pas një përgjimi të kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit përmes pajisjes “IMSI Catcher”, pasi i paraburgosuri ishte nën përgjim nga agjentët e BKH-së.

Më pas, agjentët kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit në qelinë ku qëndronte Artur Hoxhosmani, ku u gjet edhe pajisja telefonike.

Klevis Hoxhosmani është një emër i njohur në hetimet e autoriteteve shqiptare dhe ndërkombëtare, i cili u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për përfshirje në trafik droge. Ai rezulton të ketë qenë pjesë e një dosjeje të gjerë hetimore që lidhet me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

/Versus.al

Poll