AKTUALITET /

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, ndalohen 5 autobusë me protestues në Kumanovë

Pesë autobusë me protestues janë ndaluar në Kumanovë gjatë protestës së studentëve shqiptarë në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Studentët, të mbledhur nën moton “Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”, kërkojnë garantimin e përdorimit të shqipes në institucionet shtetërore dhe akuzojnë autoritetet për pengesa dhe provokime gjatë rrugës.

Shkruar nga Versus

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, ndalohen 5

Vijon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, ndërsa gjatë zhvillimit të tubimit raportohet se pesë autobusë me protestues janë ndaluar në Kumanovë.

Studentët po protestojnë nën moton “Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”, duke kërkuar garantimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, përfshirë edhe në provimet dhe komunikimet zyrtare.

Gjatë protestës, organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të mbajnë lart flamurin shqiptar dhe të ruajnë qetësinë.

“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar, ju lutem sot ta ngrini sa më lart flamurin shqiptar. Ne vijmë të protestojmë në mënyrë paqësore”, u shprehën ata.

Ndërkohë, studentë shqiptarë nga Tirana pretendojnë se janë penguar gjatë udhëtimit dhe janë dërguar me forcë drejt Kumanovës, edhe pse protesta po mbahej në Shkup. Ata akuzojnë autoritetet për provokime dhe pengesa gjatë rrugës.

Pavarësisht situatës, protesta po vijon në mënyrë paqësore, ndërsa studentët theksojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për respektimin e gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese.

Poll