AKTUALITET /

Pushimet përfunduan, emigrantët kthehen në Itali! Fluks automjetesh në portin e Durrësit

Shkruar nga Versus
Pushimet përfunduan, emigrantët kthehen në Itali! Fluks
Foto nga Porti i Durrësit

Pas përfundimit të pushimeve, mijëra emigrantë shqiptarë po rikthehen në shtetet ku punojnë dhe jetojnë përgjatë pjesës tjetër të vitit. Në Portin e Durrësit, është shënuar një fluks i madh automjetesh në dalje në drejtim të Italisë.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara, qindra automjete presin në rradhë për t’u imbarkuar në tragetet përkatëse nga ku më pas do të nisen drejt Italisë.

Edhe këtë vit, si në sezonet e kaluara pati një numër të madh emigrantësh shqiptarë nga Italia të cilët preferuan t’i kalonin pushimet në Durrës. Qyteti bregdetar gjatë sezonit veror ka qenë ndër vendet më të frekuentuara dhe për pasojë me më së shumti trafik automjetesh. Versus.al

Poll