AKTUALITET /

Qarkullonte me “mallin” në makinë, arrestohet 40-vjeçari që shiste kokainë dhe kanabis me doza në Vaun e Dejës

Sipas Policisë së Shkodrës, operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të cilët goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogës në doza. Në pranga ra shtetasi K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç.

Shkruar nga Versus

Qarkullonte me “mallin” në makinë, arrestohet

Një 40-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë dhe kanabis në zona rurale të bashkisë Vau i Dejës, pikërisht aty ku zakonisht qetësia prishet vetëm nga ndonjë lopë që ka dalë nga gardhi.

Sipas Policisë së Shkodrës, operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të cilët goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogës në doza. Në pranga ra shtetasi K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç.

Ky “biznesmen lokal” i narkotikëve u ndalua në fshatin Laç, teksa qarkullonte me automjetin e tij, i cili për pak nuk u kthye në furgon delivery për doza kokainë dhe kanabis. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan lëndët narkotike që ai mbante me vete, të destinuara për shitje në porcione të vogla – paketim popullor me përfitim maksimal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Versus.al

Poll