AKTUALITET /

Qeni i policisë zbulon kanabisin e fshehur në makinë, 2 të arrestuar në Muriqan! Procedohet polaku me 38 mijë euro

Shkruar nga Versus

Qeni i policisë zbulon kanabisin e fshehur në makinë, 2 të

Shkodër- Policia kufitare në Muriqan ka arrestuar dy persona me banim në Tiranë të cilët u kapën duke hyrë me 4.2 kg kanabis. Në pranga ranë Altin Shehu, 42 vjeç dhe Elvir Karoshi, 32 vjeç.

Lënda narkotike dyshohet se ishte blerë në Gjermani, ndërsa ishte ndarë në 8 qese dhe ishte fshehur në automjetin me të cilin lëviznin.

 

Gjithashtu një tjetër rast paligjshmërie u godit nga autoritetet pasi një shtetas polak me inicialet W.C, 49 vjeç u kap duke hyrë në Shqipëri me 38 mijë euro cash të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa polaku u procedua penalisht. Versus.al

Poll