AKTUALITET /

Qeveria del me vendim për hapësirat publike: Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese që janë pjesë e rrugëve të kalimit

Për sa i përket procedurave administrative, çdo kërkesë për leje, ndryshim projekti apo certifikatë përdorimi do të refuzohet automatikisht nëse tarifa e aplikimit nuk paguhet brenda 15 ditëve nga njoftimi.

Shkruar nga Versus

Qeveria del me vendim për hapësirat publike: Ndalohet vendosja e

Qeveria ka miratuar një seri ndryshimesh në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e lejeve të ndërtimit, hapësirat publike dhe projektet në zonat rurale. Vendimi i Këshillit të Ministrave synon të luftojë abuzimet me ndërtimet pa leje, të parandalojë bllokimin e rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta, dhe të përshpejtojë procedurat për investitorët që operojnë në përputhje me ligjin.

Një ndër pikat kryesore të ndryshimeve është ndalimi i vendosjes së trarëve, rrethimeve apo çdo lloj pengese në pronat që janë pjesë e rrugëve të kalimit apo lidhjeve me hapësira publike, edhe kur këto servitute nuk janë të regjistruara. Po ashtu, nuk do të jepen më leje ndërtimi për prona që janë parashikuar për sheshe, rrugë apo parqe, madje edhe nëse ato janë private.

Për sa i përket procedurave administrative, çdo kërkesë për leje, ndryshim projekti apo certifikatë përdorimi do të refuzohet automatikisht nëse tarifa e aplikimit nuk paguhet brenda 15 ditëve nga njoftimi.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se lejet e ndërtimit mund të transferohen në rastet kur ndryshon zhvilluesi apo pronari i një projekti, por vetëm me dokumentacion të plotë dhe transparencë të plotë në sistemin elektronik të e-Leje. /Versus.al/

Poll