AKTUALITET /

Qeveria “i jep dritën jeshile” kanabisit/ Nën masa të rrepta sigurie, çfarë duhet të bëjnë kultivuesit…

Sipas vendimit, të publikuar në fletoren zyrtare, subjektet që do të bëjnë kërkesë për të kultivuar këtë bimë për qëllime mjekësore, do t’ju nënshtrohen disa rregullave.

Shkruar nga Versus

 

Qeveria “i jep dritën jeshile” kanabisit/ Nën masa të

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjte, vendimin I cili përcakton standardet e sigurisë dhe rregullat për sipërfaqet e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Sipas vendimit, të publikuar në fletoren zyrtare, subjektet që do të bëjnë kërkesë për të kultivuar këtë bimë për qëllime mjekësore, do t’ju nënshtrohen disa rregullave.

Subjektet që kërkojnë licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: 

– Monitorim të vazhdueshëm me kamera CCTV me rezolucion të lartë dhe ruajtje të të dhënave filmike deri në një vit në serverë “Cloud” brenda BE-së.

– Rrethim me mur betoni 4 metra të lartë, me tela gjembash, për ambientet e hapura dhe të mbrojtura.

– Ruajtje 24-orëshe nga subjekte të specializuara sigurie, të licencuara nga legjislacioni në fuqi.

– Pajisje teknologjike të avancuara për kontrollin dhe detektimin e hyrjeve të paautorizuara.

Ky vendim ka marrë dritën jeshile nga Ministria e Brendshme, e Bujqësisë dhe Shëndetësisë, duke synuar të rregullojë një industri të re duke garantuar siguri në hapat e këtij procesi.

Kjo nismë e qeverisë Rama është shoqëruar me komente dhe aludime të shumta gjatë periudhës së konsultimit publik. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: