Durrës- Një 38 vjeçar i identifikuar si Roland Ago është arrestuar nga policia pasi u kap në portin e qytetit në tentativë për të futur 116 celularë dhe 18 shishe verë kontrabandë.
Gatë kontrolleve në kamionin që e drejtonte Ago, u gjetën mallrat e mësipërm pa faturë përkatëse blerjeje. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al








