
Një ari i murrmë ka rënë në kurthi e ngritur nga banorët në fshatin Xhafaj të Memaliaj. Prej shtatë ditës, ariu qëndroi me këmbë të plagosur, duke humbur jetën në vendin e quajtur “Thanzë”.
Banorët e zonës dyshohet se kanë dashur të mbrojnë bagëtitë dhe tokat e mbjella dhe për këtë arsye kishin vendosur kurth për kafshët. Çarku i ka dëmtuar rëndë këmbën dhe sipasoj e gjakderdhjes së vazhdueshme ariu nuk ka mundur të mbijetojë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore në vendngjarje dhe po vijojnë procedurat për identifikimin e personave përgjegjës.
Ariu i murrmë është një specie e rrezikuar në Shqipëri, dhe gjuetia apo kapja e tij përbën vepër penale sipas ligjit për faunën e egër dhe biodiversitetin.
