AKTUALITET /

Rama e Meloni të veshur si gardianë burgu, protestë në Shëngjin për mbërritjen e emigrantëve nga Italia

Shkruar nga Versus
Rama e Meloni të veshur si gardianë burgu, protestë në
Banderola gjigande dhe pankarta me Ramën e Melonin të veshur si gardianë burgu

Lezhë- Emigrantët e parë të cilët mbërritën sot në portin e Shëngjinit ku do të qëndrojnë derisa tu shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Itali, janë pritur me protesta nga aktivistët.

Në hyrjetë portit, me një banderolë gjigande të shkruajtur në anglisht “Ëndrra europiane përfundon këtu”, aktivistët e kanë cilësuar këtë kamp të ndërtuar në Gjadër si krim kundër njeriut, duke iu referuar kushteve në të cilat do të mbahen emigrantët e ardhur nga Afrika.

Ajo çfarë bie në sy janë imazhet e Ramës dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të dy të veshur me uniformën e gardianit të burgut, duke simbolizuar kështu kampin e ndërtuar që është përshkruar edhe nga vetë ministrat italianë i ngjashëm me “paraburgimin”. Versus.al

Poll