AKTUALITET /

RENEA zbarkon në Fier, kapin njërin prej të kërkuarve për dhunën ndaj gardianit të burgut (VIDEO)

Eldi Nure është njëri prej tre personave që ishin ende në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 11 mars të këtij viti kur dhunuan gardianin e burgut të Fierit.

Shkruar nga Versus

RENEA zbarkon në Fier, kapin njërin prej të kërkuarve

Fier- Policia ka arrestuar njërin prej tre personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj gardianit të burgut në mars të këtij viti. Në pranga ka rënë Eldi Nure, ndërsa në kërkim janë ende A.M dhe E.R.

Në rrjet janë publikuar pamjet e momentit kur forcat speciale “RENEA” hyjnë në shtëpinë e 38 vjeçarit ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Dy muaj më parë u bë i mundur arrestimi i Marteo Pashës, një personi me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për vrasje ndaj të cilit kishte gjithashtu masë arresti me burg si pjesë e grupit që dhunoi gardianin.

Mësohet se shkak për dhunën ndaj punonjësit të burgut të Fierit është bërë fakti se ky i fundit nuk kishte trajtuar mirë shokun e tyre. Versus.al

 
Poll