AKTUALITET /

Reshjet e dendura të shiut, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në Durrës: Vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve

Mbrojtja bën me dije se në qytetin e Durrësit uji ka depërtuar gjithashtu dhe në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.

Shkruar nga Versus

Reshjet e dendura të shiut, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën

Ministria e Mbrojtjes, pas reshjeve të dendura të shiut, ka treguar situatën në Durrës, qytet i cili u përmbyt.

Mbrojtja bën me dije se në qytetin e Durrësit uji ka depërtuar gjithashtu dhe në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.

Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.


“Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës”, njofton Ministria e Mbrojtjes./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: