AKTUALITET /

Restoranti “Folium Tirana” në qendër të skandalit: 600 mijë euro të padeklaruara dhe punonjës të pasiguruar

Zbulimi u bë i mundur përmes një kontrolli të thelluar nga Hetimi Tatimor, i cili u aktivizua pas një denoncimi qytetar.

Shkruar nga Versus
Restoranti “Folium Tirana” në qendër të skandalit:
Pamje nga Folium Tirana

Administrata Tatimore ka zbuluar një rast të rëndë të evazionit fiskal në një subjekt tatimpagues në Tiranë, ku janë konstatuar 600,000 euro të padeklaruara gjatë më shumë se një viti.

Zbulimi u bë i mundur përmes një kontrolli të thelluar nga Hetimi Tatimor, i cili u aktivizua pas një denoncimi qytetar.

Dhe sipas Newsbomb bëhet fjalëpër restorantin "fOlium Tirana", pranë "Rrugës së Elbasanit" dhe  i themeluar dy vite më parë nga Enea dhe Eraldo Selmani

"585,000 EURO të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë", shkruhej në postimi e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kur Hetimi Tatimor ka shkuar në ambientet e restorantit "fOlium Tirana", ka konstatuar, siç thotë, një sërë shkeljes, si: Mall pa faturë tatimore, moslëshim autofature, moslëshim fature për klientët dhe 5 punonjës të pasiguruar.

Menjëherë, subjektit i është sekuestruar dhe pajisja kompjuterike dhe aty janë zbuluar rreth 600 milionë lekë të padeklaruara, të kryera përmes shkeljeve të konstatuara më sipër, për më shumë se një vit.

Gjatë kontrollit në ambientet e restorantit “fOlium Tirana”, Hetimi Tatimor ka konstatuar një sërë shkeljesh të rënda, përfshirë mallra pa faturë tatimore, moslëshim të autofaturave dhe faturave për klientët, si dhe praninë e pesë punonjësve të pasiguruar.

Si pjesë e hetimit, autoritetet sekuestruan pajisjen kompjuterike të subjektit, ku u zbuluan transaksione të padeklaruara në vlerën e afërsisht 600 milionë lekëve, të kryera përmes shkeljeve të konstatuara, gjatë një periudhe mbi njëvjeçare./Versus.al

Poll