Revolta e raportuar pak ditë më parë të ketë ndodhur në kampin e Gjadrit, duket se ka marrë përmasa më të mëdha. Emigrantët të cilët dëmtuan dhomat ku ishin akomoduar, kanë patur edhe përplasje me thika me njëri-tjetrin duke bërë që tre prej tyre të mbeten të plagosur.
Megjithatë ngjarja konsiderohet të ketë ndodhur në territor italian për shkak të juridiksionit të marrëveshjes mes dy shteteve për strehimin e emigrantëve të dëbuar.
Sipas autoriteteve italiane, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku po qëndrojnë, si dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve brenda tyre.
Oficerët italianë kanë izoluar emigrantët e përfshirë në revoltë dhe po i mbajnë nën monitorim.
Lidhur me tensionin brenda kampit shqiptar mediat italiane kanë pyetur edhe ministrin e Brendshëm, Mateo Piantedosin, i cili ka konfirmuar se kontigjenti është problematik, pasi mes tyre ka edhe të akuzuar ose të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Më 11 prill, 40 emigrantët e dëbuar nga Italia mbërritën në kampin e Gjadrit ku afati maksimal i qëndrimit do jetë 18 muaj. Versus.al








